KUSH ESHTE KOMPANIA SALUGA

Saluga shpk është një nga firmat që operon prej 20 vitesh me sukses në tregun e materialeve hidrosanitare. Firma ushtron aktivitetin e saj në një godinë 5 katëshe, në një hapsirë prej 1500m2, prej të cilave 520m2 janë showroom. Saluga ofron një gamë të gjërë produktesh ku fokusi dhe strategjia e firmës është cilësia maksimale nga markat më të njohura. Sot Saluga shpk bashkëpunon me partnerët më prestigjozë nga Italia e shumë vende te tjera të Europës, produktet e të cilëve janë të çertifikuara konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. Tek Saluga shpk do të gjeni teknologjinë më të fundit, cilësi absolute dhe standarde bashkëkohore. Misioni kryesor për firmën është që të ndihmojë tregun shqiptar që të mbushet me produkte cilësore, përmes cmimeve favorizuese në mënyrë që të bëjë të mundur që cdo individ të përballojë vlerën e produktin që konsumon.

Firma Saluga shpk gjendet në cdo shtëpi dhe ambjent me pajisje hidrosanitare të një cilësie të lartë. Saluga shpk bashkëpunon me firmat Italiane më të njohura në treg si: Paffoni, Hidra Ceramica, Rubinetteria MCM International SRL, Globo, Oli, Rubinetteria Paffoni, OMP-TEA, F.Q.R. Frattini Srl, etj. Firma merr përsipër ideimin e banjos dhe realizimin e saj. Ofron projektim dhe zbatim kabinash dushi sipas porosive dhe kërkesave të klienteve.

Tek Saluga shpk do të gjeni një gamë të gjërë produktesh si:

-Hidrosanitare; Vaska per banjo, kabina dushi, lavamane per tualete, WC tualeti, bide tualeti, pjata dushi, pllaka dushi, mobilje tualeti, etj.

-Mishelatore; Rubineta per lavamane, rubineta per kuzhine, grupe dushi, koka dushi, sisteme shkarkimi, sisteme shkarkimi inkaso, kaseta shkarkimi per banjo, sisteme shkarkimi uji per tualete, tuba fresibel per dushe, tuba fresibel inoksi, tuba inoksi per dushe,etj.

-Aksesore tualeti; Mbajtese sapuni, mbajtese per leter higjenike, aksesore per tualete, kuti elektronike per letra higjenike, gote qelqi per banjo, etj.

Saluga shpk ju shërben në cdo shtëpi duke transportuar dhe duke ju ardhur në ndihmë me informacione dhe konsulta në rastet e duhura. Gjithshtu Saluga shpk ka një staf profesionistësh në montimet e pajisjeve hidrosanitare, të cilët vihen në dispozicionin me kërkesën tuaj. Cdo dizajn dhe stil i modeleve që firma ofron është bashkohor dhe i përzgjedhur me shumë vëmendje për të pasur një larmi produktesh për të gjitha nevojat e klienteve.

DISA NGA PARTNERET TANE

PAFFONI SPA
PAFFONI SPARUBINETAT PAFFONI
Kompania Italiane Paffoni, operon me sukses në fushën e rubinetave sanitare në të gjithë botën. Prodhimet e kompanisë Paffoni janë të çertefikuara në vëndet Europiane, dhe ofrojnë një cilësi shumë të lartë.
RUBINETTERIA MSM
RUBINETTERIA MSMRUBINETA
MCM ka krijuar një gamë të plotë të pajisjeve të ujit, të cilat janë të kualitetit të lartë dhe të lehta për tu përdorur. Përveç këtyre pajisjeve gjithashtu partneri ynë Rubinetteria MCM prodhon pajisje elektronike dhe pajisje institucionale për çdo vend publik si: spitale, shkolla, hotele, aeroporte, restorante etj
OLI ITALY
OLI ITALYHIDROSANITARE
Redantium, totam rem aperiam, eaque ipsa qu ab illo inventore veritatis et quasi architectos beatae vitae dicta sunt explicabo ipsums.
CERAMICA GLOBO
CERAMICA GLOBOHIDROSANITARE & MOBILJE
Ceramica GLOBO është kompania lider në Itali për prodhimin e produkteve për arredimin e banjove dhe kuzhinave. Produkte mjaft cilësore dhe me standartet e kërkuara europiane. Produkte që sot konkurojnë jo vetëm në tregun europian por edhe në atë botëror.
HIDRA CERAMICA
HIDRA CERAMICAPRODUKTE HIDROSANITARE
HIDRA CERAMICA filloi prodhimin e produkteve të saj në 1989, dhe sot, ajo është një nga prodhuesit kryesor Italian të materialeve hidro-sanitare. Në Shqipëri produktet e saj vijnë nga partneri zyrtar SALUGA SHPK
OMP-TEA
OMP-TEAHIDROSANITARE
OMP-TEA është një nga kompanitë më prestigjoze për prodhimin e sifoneve, piletave si dhe shumë aksesorëve të tjerë të shkarkimit. Produktet e OMP-TEA janë të njohura në tregun europian por dhe më gjerë për cilësinë e tyre si dhe standartet tepër të larta.

DISA NGA KLIENTET TANE